Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schëartz, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Enigma edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas PK-së, aksioni ishte i paparalajmëruar kurse dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në objektin e Qeverisë
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndermerr veprimet e duhura para se të njejtit të procedohen në fazën vijuese”, ka thënë për Sinjalin Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.