Një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë janë arrestuar si të dyshuar për dhunim në Gjilan.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur me 21 shkurt dhe pas hetimeve janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.
“Gjilan 21.02.2023 – 14:00-15:00. Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë e tjetri shtetas i Kosovës) si të dyshuar lidhur me rastin. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.