Dy persona janë arrestuar të martën e 24 gushtit në dy raste të ndara në Gjilan.
Tutje Policia njofton se të dyshuarit janë A.K 27 vjeç dhe D.Sh 22 vjeç.
Në njoftim thuhet se atyre u janë gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike që dyshohet se është marihuanë, një grinder dhe dy pako letra cigareje.
Marihuana është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në komunikatë.