Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjilan, një mashkull dhe një femër nën dyshimin se në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, ndërsa të dyshuarit lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Gjilan 14.09.2022 – 12:20. ”Janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër kosovar -e nën dyshimin se në këmbim të parave kanë kryer marrëdhënie seksuale. Në lidhje me rastin është konsultuar gjyqtari kompetent, të dyshuarit lirohen dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.