Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për disa vepra penale

Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për disa vepra penale

Sot, Stacioni Policor në Pejë është informuar nga një ankues se në një market në Pejë, brenda tij gjenden dy persona të dyshuar për vjedhje.

Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë kanë dalë dhe kanë takuar sigurimin e objektit, i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona.

Menaxheri i marketit ka hapur derën e hyrjes dhe policia ka hyrë brenda ne market dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ishin maskuar:

– B. B. i lindur 1997.

– A. S. i lindur 2001.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe ata janë recidivistë të disa veprave penale “Vjedhje e rëndë” në qytetin e Pejës.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pёr 48- orë.

Related Articles