Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët kishin sulmuar dy zyrtarët policor që ishin në krye të detyrës.
Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, në orën 15:45.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës, pasi zyrtarët policor njërit prej të dyshuarve ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë. /Gazeta Enigma/