Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të arrestuar janë D.G. 25 vjeç, si dhe L. Rr. 19 vjeç, të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur”.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.