Janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë kontrabanduar mallra, raporton Gazeta Enigma.
I dyshuari M.A. (1970) më datë 05.10.2021 në cilësinë e zyrtarit të Ekonomisë së Pyjeve K.K. Kamenicë, ka damkosur drunjtë për të cilët dyshohet se ka pasur njohuri se janë kontrabanduar.
Më këto veprime i dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa i dyshuari i dytë, N.K, (1963) mashkull kosovar, duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi, ka kontrabanduar një masë të konsiderueshme drunore dhe më pas në bashkëveprim me zyrtarin (rojën e pyjeve), ka dashur që masën drunore ta legalizojë (damkosë), në mënyrë që më pas të njëjtat të transportohen në tregun e Kosovës.
Më këto veprime i dyshuari N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Kontrabandim i mallrave”.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Enigma/.