Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dy të dyshuar për shpërndarje të parasaë së falsifkuar.
“Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar”, thuhet në njoftim.
Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:
- Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.
Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:
- Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro
- Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
- Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
- Katër telefona mobil.
Totali i parave të sekuestruara është:
- 1704 euro monedha metalike (nga dy euro).
Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.