Arrestohen dy të huaj, kapen me drogë

Arrestohen dy të huaj, kapen me drogë

Dy shtetas të huaj janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të njëjtit, gjatë kontrollit te ta, kanë gjetur sasi droge.

“Prishtinë / 02.09.2025-12:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi tek të njëjtit njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike në peshë totale 3.28 gramë”, u tha në raporton 24-orësh të Policisë.

Ndërkaq, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit do të dërgohen në mbajtje.

Related Articles