Arrestohen dy të mitur në Lipjan

Arrestohen dy të mitur në Lipjan

Janë arrestuar dy të mitur në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, pasi dyshohet se pas një zënke e kanë sulmuar me thikë një person tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, i cili më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Related Articles