Arrestohen dy të rinj në Gjilan, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi

Arrestohen dy të rinj në Gjilan, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se dy të arrestuarit të moshave 20 dhe 24-vjeç dyshohet se me anë të përdorimit të forcës kanë depërtuar brenda një shtëpie dhe kanë vjedhur gjësende me vlerë si armë, parfume, bizhuteri, ora e atlete.

“Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale qe ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë te vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një ore për meshkuj e markës ,,Michael korse’’ si dhe disa bizhuteri për femra si dhe një pale patika te markës ,,LOUIS VUITTON’’ .

Vlen te cekët se armët e zjarrit nga te dyshuarit i ka blere i dyshuari R. Sh. (2002)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me urdhër të prokurorit ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Lidhur me ecurinë e zhvillimit te hetimeve për këto dy raste ne stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime te renda i cili dy te dyshuarve B. K. dhe F. Sh. ju caktoi masën e ndalimit për 48 ore për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa te dyshuarin R. Sh. (2002) ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore për veprën penale “Pranimi i mallrave te vjedhur”. Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç”, njofton më tej Policia.

Related Articles