Dy vajza janë arrestuar të premten në fshatin Penuhë të Podujevës, pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar.
Policia njofton të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
“Fsh. Penuhë, Podujevë 20.10.2023-12:20. Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.
Si pasojë e sulmit bëhet e ditur se njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.