Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, ka arrestuar tre të tjerë të dyshuar për mashtrim me kartela bankare në Viti, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë njoftuar se duke vepruar në vijimësi të hetimit të rastit të arrestimit të pesëmbëdhjetë të dyshuarve me datën 02.06.2024 për veprat penale ‘’Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit’’ dhe ‘’Mashtrim kompjuterik”.
Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që kanë rezultuar me dëme materiale dhe përfitime të kundërligjshëm përmes metodave të lartcekura.
Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ndaj tyre është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë në veprimtari kriminale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjes së integritetit financiar të qytetarëve dhe institucioneve”, shkruhet në komunikatën për media.