Arrestohen hajnat në Istog të cilët e vodhën ‘Passatin’ para dy ditëve

Arrestohen hajnat në Istog të cilët e vodhën ‘Passatin’ para dy ditëve

Dy persona janë arrestuar për vjedhjen e veturës VW Passat në fshatin Lubozhdë të Istogut, e cila ka ndodhur të martën. Të arrestuar janë M.H., i lindur 2000 dhe K.V.,  i lindur 2002. Policia ka njoftuar se vetura e vjedhur është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë,  Stacionin Policor në Istog, me datë 23.01.2024, nga  një dëshmitar  është njoftuar  se në fshatin Lubozhdë – Istog,  f’qiut të tijë  i është thyer dera e  garazhe s   nga e cila ishte vjedhur vetura VW Passat ngjyrë hiri.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes. Pas një pune intensive të hetuesve me datë  24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: M.H., i lindur  2000 dhe K.V.,  i lindur  2002. Vetura e vjedhur është konfiskuar dhe i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48- orë.

Related Articles