Arrestohen katër persona në Pejë për zjarrvënie nëpër ara me grurë dhe shtëpi

Arrestohen katër persona në Pejë për zjarrvënie nëpër ara me grurë dhe shtëpi

Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen për dia raste të zjarrëvenies nëpër ara me grurë dhe shtëpi.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë proceduar 14 raste të zjarrëvenieve.

“Nё zonёn e pёrgjegjёsisё se Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, kanё ndodhur dёmё tё konsiderueshme nё fusha tё hapura (tё mbjella me grurё) dhe shtёpi. Gjithsejtë janё proceduar katёmbёdhjetё (14) raste tё zjarrёvenieve, janё arrestuar dhe intervistuar katёr (4) persona tё dyshuar, nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё dёrguar nё procedurё tё rregullt, ndёrsa pёr dhjetё (10) raste tё zjarrёvёnies janё dёrguar nё prokurorinё e Shtetit pёr procedura tё mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia ka falenderuar tё gjithё qytetarёt tё cilёt nё forma tё ndryshme kanё njoftuar pёr zjarrёvёnie dhe kanё ndihmuar nё shuarjen e zjarrit nё lokacione tё ndryshme.

“Apelojmë tё tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, përfundon njoftimi.

Related Articles