Arrestohen katër serbë nga aksioni i policisë në veri, sekuestrohen edhe mbi dy mijë fije kanabisi

Arrestohen katër serbë nga aksioni i policisë në veri, sekuestrohen edhe mbi dy mijë fije kanabisi

Sektori i antidrogës pranë Policisë së Kosovës ka shkatërruar sot një tjetër laborator për kultivimin e substancave narkotike, në Komunë e Zveçanit.

“Sapo është shkatërruar laboratori i radhës i kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit. Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës”, ka njoftuar në Facebook ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cënojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka njoftuar tutje Ministri i Brendshëm.

Kujtojmë, muajve të fundit janë shtuar rastet e kultivimit të substancave narkotike në Kosovë.

Ekspertët kanë ngritur alarmin se Kosova nga një vend tranzitë mund të bëhet një vend prodhues i dreogës.

Related Articles