Janë arrestuar nënë dhe bir në Tiranë me qëllim për t’u ekstraduar në Itali, kjo në kuadër të operacionit “Afternoon” nga Policia e Shtetit.
Të dyshuarit janë të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Të dyshuarit janë 63-vjeçarja D.G. dhe E.G., 44-vjeçar të dy banues të Tiranës.
“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftim.