Është arrestuar një burrë dhe një grua në Obiliq nën dyshimin se në këmbim të parave para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse viktima femër kosovare është kthyer te prindërit e saj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovare nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bën të ditur Policia e Kosovës.