Pesë persona janë shoqëruar në polici, gjatë dy ditëve të fundit, pasi u janë sekuestruar dy armë zjarri dhe tri thika.
Në njoftimin e policisë thuhet se sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme të rajonet e Prishtinës.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
“Në konsultim me prokurorin e shtetit, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjetër janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.