Në çdo shtet evropian, përfshirë edhe Zvicrën, punët ilegale, të padeklaruara, dënohen rreptësisht.
Lidhur me këtë temë, 7 kosovarë janë arrestuar nga policia zvicerane.
E gjitha ndodhi gjatë një kontrolli pune që nuk ishte e deklaruar në Kleinbasel dhe gjatë kontrollimit Zyra e migracionit në Bazel dhe Policia kantonale gjetën shkelje të shumta, njofton Albinfo.ch.
Zyrtarisht janë arrestuar shtatë kosovarë dhe një person me shtetësi serbe që tashmë është dëbuar nga Zvicra dhe nuk do t’i lejohet hyrja më në këtë shtet. Referuar Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Bazelit, këtyre personave tashmë u ishte shqiptuar ndalesa nga disa kantone të tjera dhe ishin shpallur në kërkim. Ende nuk dihet për vendimin përfundimtar. /Gazeta Enigma/