Shtatë të mitur janë arrestuar në Podujevë për vjedhje, ndërsa një person tjetër për blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
“Shtatë personave të dyshuar u është iniciuar rast për vjedhjet që kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore në markete, ku personat e dyshuar (që të gjithë të mitur), në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur artikuj nga marketi”, njofton policia.
Sipas policisë, edhe i dyshuar i tetë për rastin është 23-vjeçar, nga i cili janë sekuestruar gjësendet që dyshohet të jenë të vjedhura.