Arrestohen tre persona në Fushë- Kosovë, të dyshuar për rrëmbim në tentativë

Arrestohen tre persona në Fushë- Kosovë, të dyshuar për rrëmbim në tentativë

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Fushë-Kosovë, kanë arrestuar të martën tre persona të dyshuar për tentim të rrëmbimit.

Arrestimi i tyre sipas njoftimit është bërë si rezultat hetimeve menjëherë pas denoncimit të rastit.

Të arrestuarit janë: G.M, mashkull 18 vjeç, E.C, mashkull 23 vjeç, D.Xh mashkull 17 vjeç, të gjithë shtetas të Kosovës

Të dyshuarëve Policia ka bërë të ditur se u ka sekuestruar dy thika, mulli për bluarjen e narkotikëve, pranga etj.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Related Articles