Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjakovë pasi të njëjtit dyshohen për shitblerje të substancave narkotike.
Policia fillimisht ka vëzhguar të dyshuarit të cilët ishin në një veturë, duke shkëmbyer qeset me marihuanë e kokainë.
Në atë moment, Policia ka ndaluar të njëjtit për kontroll, ku te njëri i dyshuari është gjetur një qese me marihuanë, ndërsa një qese me kokainë ka tentuar ta fsheh duke e hedhur në tokë.
Sinjali mëson se në cilësi të provave përveç substancave narkotike, Policia ka konfiskuar edhe një veturë, para të gatshme mbi 450 euro, disa telefona dhe një peshore digjitale.
Në lidhje me këtë rast prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që tre të dyshuarit të ndalohen për 48 orë dhe ndaj tyre të iniciohet rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.