Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës në komunën e Kamenicës, pas një operacioni të gjerë policor të realizuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Gjilan.
Sipas njoftimit të PK-së, operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni, si dhe në bazë të autorizimeve nga Prokuroria Themelore.
Njësitet policore kanë kryer bastisje në disa lokacione të identifikuara paraprakisht, ndaj një grupi personash nën dyshimin se ishin të përfshirë në veprat penale “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjatë kontrolleve në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: Para në vlerë 8700 euro, 1 granatë dore, 1 revole TT me një karikator me 7 fishekë cal. 7.62 mm, 145 fishekë cal. 7.62 mm, 1 karikator, 201 fishekë cal. 7.62×39 mm, 1 sprej piper, 1 gëzhojë 7.62×39 mm, 1 cigare e mbushur me substancë të dyshuar marihuanë me peshë 1.1 gram.
Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar: A.K., 39-vjeçar, A.K., dhe 25-vjeçar, dhe B.th.
“Të njëjtit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.