Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar tre personave të cilët deri më sot ishin në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor, raporton Gazeta “Enigma”.
Të gjithë të kërkuar nga Policia e Kosovës.
“Sot janë arrestuar të dyshuarit; A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës. E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje. H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, njofton policia. /Gazeta Enigma/