Arrestohen tre persona në Lipjan, të dyshuar për prostitucion

Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Lipjan, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën “mundësim apo detyrim në prostitucion në bashkëkryerje”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë identifikuar dhe arrestuar  tre të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj  kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Related Articles