Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga edhe tre persona në komunën e Kamenicës.
Në Noverbërdë pas një aksioni të realizuar me sukses, Policia e Kosovës ka arritur t’i kap tre të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike si dhe para të gatshme.
Të dyshuarve i është gjetur rreth 1558 gram heroinë, 3 gram kokainë si dhe para të gatshme 3175 euro.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Me rastin po merret policia, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.