Arrestohen tre persona në Podujevë, konfiskohen 90 kg marihuanë

Arrestohen tre persona në Podujevë, konfiskohen 90 kg marihuanë

Tre persona janë arrestuar sot në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të narkotikëve, ndërsa Policia e Kosovës dyshohet se ka konfiskuar rreth 90 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se arrestimi është bërë pas një operacioni të koordinuar policor, i cili ka ardhur si rezultat i hetimeve disa-javore.

Të dyshuarit, janë shoqëruar në stacion policor.

Related Articles