Janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjes kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person tjetër, raporton Gazeta Enigma.
Mosmarrëveshje mes personave kishte ndodhur më herët, ndërsa tani ka ndodhur sulmi.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në Vushtrri rreth orës 13:00.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të më hershme e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë.