Tri gra, pas një mosmarrëveshje, janë përleshur mes vete në Prishtinë, rapoeton Gazeta Enigma.
Dy nga të dyshuarat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, teksa njëra është liruar.
LËNDIM TRUPOR/Prishtinë 20.08.2022 – 03:00. “Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Dy nga të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/