Policia në Florida të Shteteve të Bashkuara arrestoi një 10-vjeçar, i cili kishte publikuar mesazhe në rrjetet sociale ku shkruante se do të bënte një masakër në shkollë.
Nxënësi u arrestua nga autoritetet, me sherifin e zonës që tha se ai duhet të mbajë përgjegjësi për kërcënimet që bëri pasi nuk është momenti të sillesh si kriminel i vogël, duke iu referuar panikut që ka shpërthyer në vend pas masakrës në Teksas.
Ishte vetë sherifi që ka publikuar videon e arrestimit të fëmijës në faqen zyrtare të komisariatit. Në pamje, shihet një oficer duke e mbajtur fëmijën e prangosur në makinën e policisë. “Sjellja e këtij studenti është e neveritshme, veçanërisht pas tragjedisë së fundit në Uvalde, Teksas”, tha Sherifi Carmine Marceno.