Arrestohet 18-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se kreu vjedhje të rënda

Arrestohet 18-vjeçari në Prishtinë, dyshohet se kreu vjedhje të rënda

Është arrestuar një 18-vjeçar, në lagjen “Tophane” në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari me iniciale E.G u arrestua nga zyrtarët policorë të cilët ishin me rroba civile.

Ndërkaq, këto vjedhje dyshohet se janë kryer në disa vende të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

“Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve në ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: – E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

18-vjeçari i arrestuar është dërguar në mbajtje, derisa policia po vazhdon hetimet për zbardhjet e 9 rasteve të vjedhje, në të cilat dyshohet se është përfshirë ai.

/Gazeta Enigma/

Related Articles