Policia e Kosovës njoftoi këtë të premte se ka arrestuar një 18-vjeçar në Viti, për shkak të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike.
Sipas njoftimit, policia gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar 18-vjeçarin me inicialet Sh.M., tek i cili gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave të tij ka gjetur një qese plastike në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuan.
“Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në komunikatën për media.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan.