Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 20 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Policia bën të ditur se i dyshuari është shtetas i Republikës së Kosovës.
“Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste). Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar: A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.