Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Prishtinë, ku i dyshuar është një 20-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ka qenë nëna e të dyshuarit ajo e cila ka denoncuar djalin e saj në Polici, pasi ka gjetur në dhomën e tij një cigare e cila dyshohet të ketë qenë e mbështjellë me marihuanë.
Substance narkotike është sekuestruar, ndërsa i riu është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.