Arrestohet 22 vjeçari shqiptar, dyshohet se përdhunoi një 20 vjeçare në Itali

Arrestohet 22 vjeçari shqiptar, dyshohet se përdhunoi një 20 vjeçare në Itali

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai dyshohet se e kishte përdhunuar një 20 vjeçare.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit mes së shtunës dhe të dielës.

Të dy me banim më zonën e quajtur Pesarese.

Ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

I riu shqiptar e kishte bindur 20-vjeçaren të largohej nga klubi.

Ajo kishte pranuar dhe të dy kishin shkuar në një parking afër lokalit, jo shumë larg shezlongeve dhe çadrave.

Siç raportojnë mediet 22-vjeçari  e kishte tërhequr vajzën me forcë në një vend të pandriçuara.

20-vjeçarja tha se e kishte ndjerë vetën si e paralizuar.

“Iu luta të ndalonte, ai nuk kishte mëshirë, isha si e ngurtësuar”, thotë ajo.

Shqiptari e kishte shtyrë në një cep me ndriçim të dobët, e kishte hedhur në tokë dhe e përdhunuar.

Në një moment vajza arriti të shpëtonte dhe telefonoi miqtë e saj.

“I thashë ndalo, ndoshta ishte i dehur”, shtoi ajo.

Miqtë e vajzës dhe shokët e shqiptarit ishin grindur mes vete në vendin e ngjarjes.

22 vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Riminit, ku në fillim të javës së ardhshme do të mbahet seanca e vlefshmërisë para gjykatësit hetues.

Related Articles