Arrestohet 25-vjeçari që po kërkohej nga policia

Arrestohet 25-vjeçari që po kërkohej nga policia

Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte i kërkuar nga policia.

I arrestuari është 25 vjeçari G.H, i cili është i dyshuar për sulm.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Sulmi’’, me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles