Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritur që të identifikojë, personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhë me datën 18.12.2023 në Fushë Kosovë.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -A.Z. mashkull 30 vjeç, sot të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.