Arrestohet 37-vjeçari në Vërmicë, tentoi të fuste municion në Kosovë

Arrestohet 37-vjeçari në Vërmicë, tentoi të fuste municion në Kosovë

Sot, më datë 28.09.20213 rreth orës 10:45,  në hyrje të Republikës  së  Kosovës nga  Republika e Shqipërisë,  në  Vërmicë,  është ndaluar automjeti  ‘golf’  me targa vendore me drejtues E.M., (1986) m/k.

Zyrtarët policorë në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur një qese në të cilën kishte pasur sasi të municionit.

Në total janë konfiskuar:

  • 577 ( pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë )  fishekë të kalibrit 7.62 mm,
  • 375 ( treqind e shtatëdhjetë e pesë ) euro,
  • 1 telefon  mobil,
  • 1 automjet VW

Është njoftuar prokurori kujdestar i PTH -Prizren, ku me urdhër të tij është iniciuar rasti  ‘Blerje, shpërndarje, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve dhe municionit’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles