Një grua rreth moshës 40-vjeçare u arrestua si e dyshuar për vrasje të një vajze dyvjeçare, e cila ishte e humbur, kurse u gjet duke lundruar në Kingsley Pond pranë Bordon në Hampshire të Anglisë.
Foshja u gjet 10 minuta pasi u raportua e zhdukur nga shtëpia e saj, rreth orës 17:02 të dielën.
Oficerët thanë fillimisht se vajza u gjet në gjendje të rëndë, e cila pastaj vdiq në spital të hënën pasdite.
Kurse e dyshuara ndodhet në paraburgim, raporton telegraph.co.uk.
Policia tha se viktima jetonte në rrugën Forge, disa qindra metra larg pellgut ku u gjet.