Arrestohet 44-vjeçari i dyshuar për 14 vepra penale

Arrestohet 44-vjeçari i dyshuar për 14 vepra penale

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar B.G (44-vjeçar) nën dyshimin për kryerjen e 14 veprave penale.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se i dyshuari u ndalua të martën nga njësitet policore në Leposaviq.

“Falë përkushtimit për punë, me datë 19 Korrik 2022 nga Policia e Kosovës në Leposaviq është hasur një person (B.G. 44 vjeçar) nga Atmaxha , KK Prizren, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar person në kërkim. Gjatë verifikimit me të detajuar, i njëjti ka rezultuar me 14 urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato vjedhje grabitqare, për të cilën kërkohej për vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet.

“Personi në fjale pasi që është arrestuar nga policia , është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për proceduara të mëtejme”, njofton policia.

Related Articles