Arrestohet 57-vjeçari nga Lushnja, abuzoi seksualisht me vajzën e tij

Arrestohet 57-vjeçari nga Lushnja, abuzoi seksualisht me vajzën e tij

Një 57-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 25 vjeçare.

I dyshuari së bashku me vajzën e tij jetonte prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.

Banorët e fshatit e kanë denoncuar rastin në polici pasi kishin vërejtur veprime të dyshimta.

Pas fillimit të investigimit nga ana e policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht me të.

Që pas  divorcit të prindërve vajza ishte rritur në shtëpinë e fëmijëve në Durrës, raporton abcnews.al

Related Articles