Një person është arrestuar sot në Llapushin të Drenasit. I njëjti dyshohet për veprat penale asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë aksionit policor është realizuar edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.
I dyshuari, Z.Th, 73 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi. Ai është arrestuar dhe po intervistohet nga autoritetet kompetente.
Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.
“Sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.
Personi i arrestuar Z.Th(mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
