Arrestohet babai që i linte mbishkrime në derën e shtëpisë djalit të tij

Arrestohet babai që i linte mbishkrime në derën e shtëpisë djalit të tij

Në Drenas është arrestuar një person nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet se ka shqetësuar djalin e tij duke i lëndë disa mbishkrime në derën e shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur më 14 gusht të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje, shkruan lajmi.net.

“Në lidhje me rastin, më 18.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur kishte shqetësuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar duke i lënë mbishkrime në derën e shtëpisë së tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /GazetaEnigma

Related Articles