Bashkëshorti i kandidates së PD-së, Elda Hoti është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen. Ladi Ndoja, bashkë me një tjetër mbështetës të PD-së, u arrestuan pasi i bllokuan mbrëmë makinën e Drejtorit të Arsimit, Renuar Kola me pretendimin se po blinin vota.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”