Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka arrestuar një burrë nga Drenasi.
I njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka dhunuar një shtetase të huaj.
Sipas raportit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Lidhur me rastin me date 16.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër shtetase e huaj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.