Arrestohet djali i Naser Kelmendit

Arrestohet djali i Naser Kelmendit

Është arrestuar Elvis Kelmendi, djali i biznesmenit Naser Kelmendi, i cili akuzohet për trafik të drogës.

Kelmendi u arrestua të martën bashkë edhe me gjashtë persona të tjerë.

Arrestimet u kryen në Sarajevë dhe Neum.

Aksioni ishte i mbikëqyrur nga Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës me urdhër të gjykatës shtetërore, shkruan gazeta N1.

Sipas njoftimit të policisë janë kontrolluar disa objekte dhe mjete të transportit me qëllim të mbledhjes së provave materiale.

Ky aksion po vazhdon ende dhe nuk janë dhënë më shumë detaje.

Related Articles