Një person është arrestuar për “Sulm” në Zubin Potok. Ai dyshohet se e ka sulmuar një person pas një mosmarrëveshje.
I dyshuari, K.J. 64 vjeçar, është liruar në procedurë të rregullt.
“Me datën 05.11.2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor në Zubin Potok është raportuar një rast i sulmit fizik. Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok. Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë vepra penale.”
