Arrestohet edhe personi i tretë, i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.
Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, Ervehe Gashi, prokurorja e rastit.
“Është arrestuar edhe personi i tretë, pista e hetimeve është duke shkuar në rrugë të duhur”, ka thënë ajo.
Gashi ka shtuar se hetimet janë duke vazhduar.
Më 22 nëntor, në qendër të Suharekës, disa të dyshuar shtinë me armë në drejtim të Policisë pasi kryen grabitjen në një argjendari. Nga Prokuroria i kanë thënë KOHËS se dyshohet për vjedhje në vlerë deri 250 mijë euro.
Të premten, janë arrestuar dy të dyshuar për këtë grabitje, ku u plagos një polic dhe një tjetër mbeti i lënduar.